Lajme

Mbi 3.7 milionë testime të kryera në Zvicër

Kalon shifra e 3.7 milionë testimeve në Zvicër

Mbi 3.7 milionë testime janë kryer në Zvicër që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 3,734,227 testime, transmeton albinfo.ch.

Pandemia në Zvicër ka shënuar një ulje të lehtë të infektimeve në fillim të muajit janar 2021, situata është e mirëmenxhuar, ndërkohë që disa kantone kanë vënë masa ndaj pandemisë Covid-19.

Nga numri total i testimeve, 465,981 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus.

Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në mbi 300 mijë persona, transmeton tutje albinfo.ch.

Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, e që në fillim ishin pozitivë dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon të dhëna rreth koronavirusit, shkruan albinfo.ch.