Lajme

Mbi 24 mijë raste të reja me Covid, gjatë 24 orëve në Gjermani

Gjermania ka regjistruar mbi 24 mijë raste të infeksioneve të reja me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 24,300 në 2,833,173, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 201 në 76,543, treguan shifrat.