Lajme
Mbi 2 mijë familje u dëmtuan nga përmbytjet
Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se nga përmbytjet, kanë ngordhur rreth 53 mijë krerë bagëti dhe shpendë dhe 5975 hektarë tokë bujqësore gjendet nën ujë
Përmbytjet e fundit në Shqipëri kanë shkaktuar dëme të mëdha tek ekonomitë familjare por edhe në pronat e shtetit. Deri më tani mësohet se rreth 2 mijë familje po jetojnë në kushte të vështira, pasi kanë humbur banesat e tyre të cilat janë përmbytur apo janë bërë të pabanueshme nga uji.
Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se kanë ngordhur rreth 53 mijë krerë bagëti dhe shpendë dhe 5975 hektarë tokë bujqësore gjendet nën ujë.
Për këta mijëra qytetarë ditët e ftohta të këtij dimri janë shumë të vështira, ndaj qeveria ka kërkuar mbështetje për të përballuar këtë situatë emergjence.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, ka dhënë një grant prej 50 mijë dollarësh të cilët do të shkojnë në ndihmë të 250 familjeve më të prekura për një periudhë njëmujore, raporton TCH.
Por, në përgjigje të kërkesës së qeverisë për ndihmë, Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesja e UNICEF-it, si dhe një grup ekspertësh po shohin nga afër zonat e prekura nga përmbytja në mënyrë që të japin një vlerësim të shpejtë për nivelin e mbështetjes që do të japë OKB.
Kombet e Bashkuara do të koordinojnë përpjekjet me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore për të mbështetur qeverinë në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara me qëllim që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë direkt masat e rimëkëmbjes së qëndrueshme të identifikuara nga qeveria shqiptare.
Ndryshe, sipas medieve në Tiranë, niveli i ujit në lumin Vjosë, Drin, Osum dhe Gjanicë, po bie dhe “situata në zonat e përmbytura pritet të përmirësohet gjatë ditëve në vijim, falë motit më të mirë”. Në anën tjetër, qytetarët e dëmtuara nga vërshimet po i ndihmojnë edhe shtetet e rajonit, përfshirë edhe Luginën e Preshevës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










