Lajme
Mbi 2.1 milionë numri i rasteve me Covid në Francë
Është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 22.882 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 22.882 raste të shënuara në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 2.109.170.
Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në vend kanë humbur jetën në spitale 386 persona dhe 757 persona në shtëpitë e kujdesit gjatë 3 ditëve të fundit, duke e rritur numrin e viktimave në 48.265.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 31.906 persona, prej të cilëve 4.582 në kujdesin intensiv ndërkohë që me 1.952 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 149.521. Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë 15 për qind.
Zëvendëskryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Souyris, në një deklaratë njoftoi se që nga janari 2021 kanë planifikuar të vaksinojnë 30-40 për qind të qytetarëve të Parisit me vaksinën kundër COVID-19.
“Fillimisht do të vaksinohen personat mbi 65 vjeç dhe ato që janë në grupin e rrezikut”, tha Souyris e cila shtoi se qytetarët e Parisit do të vaksinohen në rast se vaksina do të jetë gati muajin e ardhshëm. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











