Shkurt.ch
Mbi 18 milionë thirrje të padëshiruara bëhen çdo muaj në Zvicër
Sipas një grupi konsumatorësh, mbi 18 milionë thirrje telefonike të padëshiruara janë bërë çdo muaj në Zvicër.
Grupi i konsumatorëve SKS për rajonet gjermanofolëse ka trajtuar problemin e telefonatave të padëshiruara në një letër dërguar një komisioni parlamentar zviceran, i cili po diskuton rishikimin e ligjit zviceran të telekomunikimeve.
SKS beson se problemi kryesor nuk është mungesa e rregullave, por fakti që ato nuk respektohen, përcjell albinfo.ch.
Për shembull, Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) deri më tani nuk ka qenë në gjendje të nisë procedurat ligjore kundër qendrave të thirrjeve të bazuara jashtë Zvicrës. Identifikimi i telefonuesve është gjithashtu i vështirë, pasi shpesh përdoren numra të rremë.
Por nëse një telefonues është identifikuar, SECO nuk mund të veprojë drejtpërdrejt. Së pari duhet të kërkojë ndihmë ligjore nga vendi në fjalë, gjë që ngadalëson procedurën dhe e bën atë të shtrenjtë. Prandaj shumica e rasteve janë të mbyllura pa asnjë gjobë të dhënë.
Swisscom, kompania më e madhe e telekomunikimit në Zvicër, u lejon klientëve të saj mundësinë e bllokimit të thirrjeve të pakërkuara. Rishikimi i propozuar i ligjit të telekomunikimit do t’i mundësonte Këshillit Federal të detyrojë të gjitha firmat e telekomit në Zvicër që të ofrojnë mundësi të tilla bllokimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












