Lajme
Mbi 100,000 pasagjerë të prekur, pasi stafi tokësor i Lufthansa-s hyri në grevë

Për shkak të një greve 27-orëshe të stafit tokësor, udhëtarët me linjën ajrore gjermane Lufthansa duhet të përgatiten për kufizime të mëdha duke filluar nga e mërkura.
Sindikata Verdi u bëri thirrje të hënën 25,000 punonjësve të Lufthansa-s për greva të mërkurën.
“Ne supozojmë se 80 deri në 90 për qind e programit të Lufthansa dhe ai i filialeve të saj do të pezullohet”, tha një zëdhënës i Verdi mëngjesin e sotëm, transmeton albinfo.ch.
Vendet e prekura janë Frankfurt am Main, Mynih, Hamburg, Berlin dhe Düsseldorf. Rreth 400 fluturime të Lufthansa ishin planifikuar të mërkurën vetëm në aeroportin e Mynihut.
Greva paralajmëruese 27-orëshe do të fillojë në orën 4 të mëngjesit të së mërkurës dhe do të zgjasë deri në orën 7:10 të mëngjesit të së enjtes.
Ai ka njoftuar se punëtorët po kërkojnë një rritje pagash prej 12.5 për qind gjatë 12 muajve, si dhe bonuse të njëhershme për të luftuar inflacionin.
Lufthansa ka njoftuar se ishte duke punuar në një “orar të veçantë fluturimi” dhe më shumë se 100,000 pasagjerë do të prekeshin, shkruan thelocal.de.
Por ajo e kritikoi grevën si “plotësisht të pakuptueshme” dhe të panevojshme përpara se të fillonte raundi tjetër i negociatave për pagat më 12 shkurt.
Linja ajrore përmes një deklarate ka njoftuar se u kishte ofruar punëtorëve rritje në më shumë se 13 për qind gjatë tre viteve të ardhshme, si dhe “pagesë të menjëhershme të bonuseve të konsiderueshme të inflacionit”.
Por, sindikata tha se e konsideronte ofertën “krejtësisht të papranueshme”.
“Punonjësit e Lufthansa-s kanë tashmë rreth 10 për qind më pak në xhepat e tyre se tre vjet më parë. Pavarësisht fitimeve rekord, kjo situatë pritet të përkeqësohet,” tha Marvin Reschinsky, kryenegociatori i Verdit në bisedimet për pagat për stafin tokësor.
Greva vjen pasi Gjermania përballet me një valë në rritje të trazirave sociale në sektorin e transportit.
Javën e kaluar, stafi i sigurisë së aeroportit dhe punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë u larguan nga puna dhe dy javë më parë, drejtuesit e trenave organizuan një grevë pesëditore, më e gjata e tyre ndonjëherë dhe hera e katërt që ata kanë hyrë në grevë që nga nëntori.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri