Shkurt.ch

Mbi 1 miliardë, numri i turistëve nëpër botë

Gjysma e turistëve vizituan vendet evropiane

Numri i turistëve që kalojnë pushimet e tyre jashtë vendit në botë vitin e kaluar për herë të parë ka tejkaluar shifrën prej një miliardi.

Gjatë  2012-s, numri i turistëve u rrit nga viti në vit për 4 për qind më shumë, pavarësisht jostabilitetit ekonomik dhe krizës së euros.

Këto të dhëna i ka bërë publike nga Organizatës Botërore e Turizmit në Madrid.

Gjysma e turistëve vizituan vendet evropiane. Për shkak të trazirave në Egjipt, Lindja e Mesme, sipas organizatës ishte i vetmi rajon ku numri i pushuesve të huaj ka shënuar  rënie.