Lajme
Mbi 1 miliard konsumues të duhanit do të vdesin deri në fund të shekullit
Deri në fund të shekullit, duhani do të ketë vrarë një miliard njerëz, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sikurse Kina. Në këtë përfundim ka arritur një studim i botuar në “The Lancet Public Health”, i cili analizoi zakonet dhe shëndetin e mbi 500,000 duhanpirësve kinezë në harkun e 11 vjetëve.. Përveç rritjes së rrezikut të vdekjes së parakohshme, duhani do të rriste edhe rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh që prekin jo vetëm mushkëritë, por edhe organet e tjera të trupit.
Studimi përfshiu 512,000 të rritur të moshës 30 deri në 79 vjeç, prej të cilëve 210,000 burra dhe 302,000 gra, të cilët ishin rekrutuar midis viteve 2004 dhe 2008 dhe të ndjekur për një mesatare prej 11 vjetësh, nga dhjetë zona të ndryshme urbane dhe rurale në Kinë. Nga të gjithë pjesëmarrësit, një në tre, kishte pirë duhan rregullisht të paktën në një moment të jetës së tyre. 1.14 milionë raste të reja të sëmundjes u diagnostikuan gjatë studimit dhe gati 50 mijë pjesëmarrës humbën jetën.
Nga të gjitha 85 shkaqet e vdekjes dhe 480 sëmundjet e studiuara, duhani ishte një faktor rreziku për 22 shkaqe vdekjeje (17 për burrat dhe 9 për gratë) dhe 56 sëmundje (50 për burrat dhe 24 për gratë). Krahasuar me joduhanpirësit, duhanpirësit kishin një rrezik mesatarisht 10% më të lartë për të zhvilluar ndonjë sëmundje; nga 6% e diabetit në 216 % të kancerit të laringut.
Problemi është më i madh te meshkujt kinezë, sepse ata normalisht pinë duhan gjithnjë e më shumë se femrat. Këta të fundit janë relativisht më të rrezikuar të vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe janë më të prekshëm ndaj efekteve të dëmshme të duhanit.
Pavarësisht gjinisë, duhanpirësit siç shkruan cnn, vdesin mesatarisht tre deri në pesë vjet më herët se jo duhanpirësit dhe ky hendek mes meshkujve pritet të zgjerohet ndjeshëm në dekadat e ardhshme, nëse nuk bëhet asgjë për të ndryshuar situatën, përcjell albinfo.ch.
Rreth gjysma e meshkujve që fillojnë të pinë duhan para moshës 18-vjeçare përfundojnë duke vdekur nga duhani, nëse nuk e lënë duhanin përgjithmonë. Dhjetë vjet pas ndërprerjes së duhanit, rreziqet shëndetësore për ish-duhanpirësit janë të barabarta me ato të joduhanpirësve që nuk kanë pirë kurrë duhan.
Pirja e duhanit në Kinë është një problem shumë serioz. Rreth 40% e duhanit në botë pihet nga kinezët, pothuajse ekskluzivisht nga burrat.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











