CH-Ballkani
Mbi 1.1 milion shqiptarë në emigracion
Sipas statistikave të OKB-së, në Italia jetojnë 450 mijë shqiptarë, në Greqia 440 mijë, në SHBA 80 mijë shqiptarë. Të ndarë nëpër botë emigrantët nga Shqipëria arrin 1.1 milionë
Që nga rënia e komunizmit (1991) rreth 40 për qind e popullsisë së Shqipërisë ka emigruar jashtë vendit. Sipas disa shifrave që kanë publikuar mediet shqiptare, me shumë se 1.1 milion shqiptarë gjenden jashtë atdheut, shumica në Itali, Greqi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Sipas statistikave që ka publikuar “monitor” në Italia janë 450 mijë shqiptarë, në Greqia rreth 440 mijë dhe në Shtetet e Bashkuara me 80 mijë shqiptarë.
Sipas informacioneve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), pjesa më e madhe e emigrantëve kalojnë kufijtë për arsye ekonomike dhe mundësi më të mira sociale. Në vitin 2015, harta tregon se 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera, raporton Monitor.
Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e bashkuar 10 mijë.
Sipas censusit të fundit të INSTAT, rezidentë në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë tashmë 40 për qind të atyre që banojnë në vend.
Sipas këtyre statistikave, pas Italisë, Greqisë e SHBA-së, shqiptarët janë të ndarë në të gjitha shtete e Evropës. Në Belgjikë, Francë, Australi, Turki, Zvicër, Suedi, etj, jetojnë nga 10 mijë shqiptarë. Sipas mediave britanike, brigjet e Anglisë po kthehen në destinacionin më të fundit të emigrantëve shqiptarë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











