Shkurt.ch
Mbetet tatimi për familjet që përkujdesen për fëmijët
Iniciativa e SVP-së kërkon që prindërit, të cilët kujdesen vetë për fëmijët e tyre, të gëzojnë lirim nga tatimi njësoj sikur të tjerët
Nisma e SVP-së për familjen nuk ka gjetur mbështetjen as në Dhomën e Kantoneve. Edhe kjo dhomë ka refuzuar iniciativën që ka të bëjë me kompensimin nga tatimi të familjeve me një të punësuar e që kujdesen vetë për fëmijët e tyre.
Dhoma e Kantoneve të enjten iu bashkua Parlamentit Nacional për të refuzuar iniciativën e SVP-së. Përveç SVP-së dhe CVP-së edhe FDP-ja ka treguar simpati për nismën.
Iniciativa e SVP-së kërkon që prindërit, të cilët kujdesen vetë për fëmijët e tyre, të gëzojnë lirim nga tatimi njësoj sikur prindërit të cilët paguajnë dikë që të kujdeset për fëmijët e tyre.
Shkas për iniciativën ka qenë një ligj i miratuar nga Parlamenti i Zvicrës, i cili prindërit që paguajnë dikë për t`u kujdesur për fëmijët e tyre i autorizon të tërheqin nga tatimi deri në 10 mijë franga në vit. Ky ligj, sipas SVP-së, i diskriminon prindërit që kujdesen vetë për fëmijët e tyre.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










