Shkurt.ch
Mbetet e paqartë mënyra e vdekjes së Viktor B.!
Policia nuk mund të thotë me siguri nëse Viktor B. ka vrarë veten, ka pësuar aksidentalisht ndërkohë që vrasjen nga dikush i tretë e sheh më pak të besueshme
Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Sursee, autoritetet e sigurisë dhe të ndjekjes kanë bërë të ditura informacionet që ata i kanë deri më tash në lidhje me vrasjen e katërfishtë që ka ndodhur më 27 shkurt në Menznau të Cyrihut. Sipas njohurive të deritashme, të policisë, Viktor B., ka shkrepur së paku 18 herë me revolen e tij. Ai kishte me vete po ashtu edhe një revolver të mbushur dhe municion për të dy revolverët.
Por, policia ende nuk mund të thotë me siguri nëse i dyshuari për vrasjen e tre personave dhe të vetes e ka vrarë veten është vrarë nga dikush i tretë ose ka pësuar aksidentalisht. Sipas raportit të Institutit për mjekësi ligjore në Cyrih ai ka vdekur nga një e shtënë me armë në kokë. Organet hetuese supozojnë se Viktori nuk është vrarë nga personat tjerë. Por ndërkaq mbetet e paqartë nëse ai ka vrarë veten me qëllim ose vrasja e tij ka ndodhur në mënyrë aksidentale.
Rikonstruktimi i ngjarjes paraqitet i vështirë për shkakun se ende nuk kanë mundur të merren në pyetje të gjithë personat e pranishëm në vendin e krimit. Dy nga të plagosurit, të qëlluar me plumb në kokë, vazhdojnë të jenë në spital dhe nuk mund të japin informacione.
Ndërkohë, autoritetet janë duke bërë hetime të gjera në ambientin e dorasit. Këto hetime, siç u shpjegua në konferencë, kanë treguar se ai nuk ka qenë i kërcënuar drejtpërdrejtë për t`u përjashtuar nga puna dhe as nuk është dërguar në pushime me detyrim. Ky kërcënim është përmendur si një ndër motivet e mundshme për krimin e bërë. Nuk ka njohuri as për kërcënime eventuale të bëra nga Viktor B., ndaj të tjerëve.
Mirëpo sipas prokurores Bicole Belliger ka të dhëna se dorasi vuante nga një çrregullim psikik. “Ai ka biseduar me vetveten dhe nganjëherë ka qeshur pa shkak”. Veç kësaj, ai, pak minuta para krimit ka postuar në facebook një fotografi reklame automjetesh. Prokuroria ka kërkuar nga enti psikiatrik i Lucernit për të bërë një ekspertizë rreth dorasit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










