Lajme
Mbahet sot samiti virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
I parashikuar të mbahej në Zagreb, do të zhvillohet sot në formën e një video-konference për shkak të pandemisë COVID-19.
BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet sot në formën e një video-konference për shkak të pandemisë COVID-19.
Thuhet se në këtë samit përveç diskutimit për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, pritet të bëhet e qartë se përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi mund të arrihet vetëm nga BE-ja.
Ndonëse ky samit është përmendur si mundësi për liberalizim të vizave për Kosovën, gjasat për një gjë të tillë njohësit e integrimeve ndërkombëtare i konsiderojnë si “zero”.
Kjo për shkak se pandemia do të marrë epiqendrën e samitit.
Drejtori i Institutit “EPIK”, Demush Shasha, tha për KosovaPress se mesazh i mirë për Kosovën është largimi i vetos për pjesëmarrje nga Spanja.
Sipas tij, është një sinjal i rëndësishëm i përafrimit të qëndrimit të Spanjës me vendet anëtare të BE-së sa i përket pranimit të pavarësisë së Kosovës.
“Pres që liderët do të bëjnë të qartë se ekziston një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ai dialog fasilitohet nga BE-ja”, tha ai.
Krahas kësaj, Shasha u shpreh skeptik për mundësitë që liberalizimi i vizave të ndodhë këtë vit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











