E-Diaspora

Sesion informues me bizneset e diasporës në Austri

Është organizuar sesioni informues, “Klima e investimeve në Kosovë” nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe me Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Austri.

Në këtë sesion informues, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, Nol Buzhala, njoftoi bizneset pjesëmarrëse të diasporës shqiptare në Austri rreth shërbimeve të KIESA-s.

Gjatë sesionit u bënë prezantime edhe nga përfaqësues të  Administratës Tatimore, Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Ndërsa Arbër Muhaxheri, Drejtor i Drejtoratit për Promovim të Sektorit Privat në KIESA, para të pranishmëve prezantoi sektorët potencialë për investime në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Pas sesionit, përfaqësuesit e KIESA-s kanë zhvilluar takime me bizneset pjesëmarrëse, ku janë dhënë sqarime rreth fushave të cilave kanë shprehur interesim.