Kosova
Mbahet “Dita e mërgimtarit dhe e Dushkajës” në Sukën e Cërmjanit
Ky manifestim është organizuar nga rinia e fshatit dhe të rinjtë nga diaspora
Edhe në Sukën e Cërnjanit ka shumë mërgimtarë që jetojnë jashtë vendit. Por, ata janë bashkuar së bashku me vendësit për të shënuar “Ditën e Mërgimtarit dhe e Dushkajës”, raporton “TV Syri Vision”.
Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, përcjell albinfo.ch.
Ai madje ia kushtoi disa vargje Sukës. Lajçi theksoi se për të është hera e parë që viziton këtë vend, për të cilin ka dëgjuar shumë dhe është mahnitur me bukuritë e këtij vendi.
Ky manifestim është organizuar nga rinia e fshatit dhe të rinjtë nga diaspora. Ata kishin mundësi të takonin familjarët dhe të çmalleshin me ta. Gjithashtu nuk munguan as këngët folklorike.
Tashmë ky manifestim do të jetë tradicional. 1 gushti do të festohet edhe viteve të ardhshme në këtë vend piktoresk.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











