Maurer “kthen në shtëpi” njësitin special

Aktivizimi i njësitit në aksionet komando jashtë vendit do të ishte në kundërshtim me vullnetin e vendit përkatës dhe politikisht i pamundur

Ministri zviceran i mbrojtjes, Ueli Maurer ka vendosur të ndryshojë „përshkrimin e punës” të njësitit elit të armatës zvicerane AAD10. Ky njësit i përbërë nga dyzet ushtarë, fillimisht është menduar si grup komando për aksione speciale që do të kryheshin jashtë vendit. , me destinimin e ri, AAD10 do të orientohet kryesisht brenda Zvicrës, njofton 20 Minuten.ch.

Maurer e ka arsyetuar këtë ndryshim me faktin se aktivizimi i njësitit në aksionet komando jashtë vendit do të ishte në kundërshtim me vullnetin e vendit të caktuar dhe kështu do të ishte politikisht i pamundur. „Asnjë shtet nuk ka praktikuar diç të tillë kohëve të fundit”, ka thënë ministri.

Ndërkaq, mediet pohojnë se ministri Maurer kishte shqyrtuar mundësinë e angazhimit të njësitit AAD10 për lirimin e pengjeve zvicerane që mbaheshin për më shumë se një vit në Libi, por kjo mundësi pati ngjallur kritika të ashpra në opinion.