Shkurt.ch
Maurer kërkon më shumë siguri dhe ngritjen e një njësiti special
Këto masa duhen marrë pas rritjes së kërcënimit nga terrorizmi
Ministri zviceran i mbrojtjes Ueli Maurer ka pranuar se për sulmet terroriste të Parisit ka dëgjiar nga radioja dhe jo nga shërbimi informativ i vendit! Por përkundër kësaj, ai thotë se autoritetet e sigurimit kanë reaguar mirë në raport me atentatet.
“Gjendja është analizuar me të shpejtë, raportet e para janë bërë dhe gatishmëria është ngritur në shkallë më të lartë. Gjithçka është bërë mirë, me të gjitha mjetet që Zvicra ka në dispozicion.
Por, këto mjete duket se nuk mjaftojnë, për t`u përballur me kërcënimin në rritje. Për këtë arsye Maurer planifikon investime plotësuese në siguri, shkruan srf.ch.
“Shërbimi i sigurimit, rojet kufitare dhe policia janë të gjitha instrumente që duhen përforcuar në vitet në vijim”. Sa i përket shërbimit të sigurimit, ministri ka saktësuar se nevojiten edhe 100 vende pune ose ndoshta edhe më shumë. “Por ne duhet të kudjesemi më shumë për cilësinë se sa për sasinë”, ka tërhequr vërejtjen Maurer.
Ai ka përkujtuar se vendit i nevojitet edhe një njësi speciale në nivel nacional, pasi që deri tash njësitë e tilla kanë qenë kompetencë e kantoneve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










