Kosova
Matoshi dhe Ambasada Gjermane, diskutojnë për impiante dhe kolektorë
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është takuar me sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky, përfaqësuesin e Bankës Gjermane për Zhvillim për Kosovë dhe Maqedoni (KfW), Rene Eschemann dhe koordinatorin e sektorit të infrastrukturës komunale (KfW), Premtim Islami.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektin për ndërtimin e kolektorit në Prishtinë dhe projektet për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren, Pejë dhe Gjakovë.
Me këtë rast ministri Matoshi shprehu gatishmërinë e MMPH-së për këto projekte që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza.
“Ka ardhur një moment që tashmë duhet të merremi me ambientin dhe është e papërshkrueshme se çfarë ndikimi pozitiv ka përfundimi i projekteve të impianteve të ujërave të zeza në tri qytete të mëdha të Kosovës si në Prizren, Pejë dhe Gjakovë, sepse aktualisht trajtohen vetëm 5 për qind e ujërave të zeza në Kosovë”, deklaroi Matoshi.
I pari i MMPH-së, Matoshi kërkoi ndërtimin sa më të shpejtë edhe të kolektorit për grumbullimin e ujërave të zeza në Prishtinë.
“Kur e kam marrë pozitën e ministrin, ka ekzistuar një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Francës për ndërtimin e një impianti në Prishtinë. Po ashtu edhe në Kuvend ekziston një marrëveshje e tillë, andaj ky impiant nuk ka vlerë nëse nuk arrijmë të bëjmë edhe kolektorët për grumbullimin e ujërave të zeza. Nuk duhet ta shtyjmë këtë projekt vit pas viti, por duhet të bëjmë punë konkrete”, deklaroi ministri Matoshi.
Ministri Matoshi tha se duhet të angazhohemi edhe për ndërtimin e impianteve tjera në qytetet e Kosovës që e kanë të pazgjidhur problemin me ujëra të zeza.
Matoshi falënderoi shteti gjerman për mbështetje në projektet që kanë të bëjnë me fushën e mjedisit.
Ndërsa sekretarja e parë e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky dhe përfaqësuesit e tjerë të KfW-së, gjatë këtij takimi ofruan mbështetje për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë më trajtimin e ujërave të zeza.
Po ashtu gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), ranë dakord të kenë takime në baza mujore për projektet që kanë të bëjnë me mjedisin.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










