Lajme
Maskat duhet përdorur gjatë ushtrimeve intensive, sugjerojnë studimet
Maskat e fytyrës duhet të vihen gjatë ushtrimeve intensive dhe kësisoj mund të zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së Covid-19 në palestrat e brendshme, sugjerojnë studimet e fundit.
Shkencëtarët nga Qendra e Kardiologjisë Monzino (CCM) në Milano dhe Universiteti i Milanos testuan shkallën e frymëmarrjes, rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe nivelet e oksigjenit të gjashtë grave dhe burrave në biçikleta ushtrimore, me dhe pa maskë. Veshja e një mbulesë fytyre uli aftësinë e pjesëmarrësve për të kryer stërvitje të fuqishme me rreth 10%, ndoshta sepse e kishin pak më të vështirë të merrnin frymë përmes maskës, sipas letrës së botuar në Revistën Evropiane të Frymëmarrjes.
“Kjo ulje është modeste dhe, ç’është më e rëndësishmja, nuk sugjeron rrezik për njerëzit e shëndetshëm që bëjnë stërvitje me një maskë fytyre, edhe kur ata po punojnë me kapacitetin e tyre më të lartë”, tha Dr. Massimo Mapelli, një kardiolog në CCM, shkruan “TheGuardian”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












