Shkurt.ch
Mashtrim shkencor në Universitetin e Lozanës
Mashtrimi ndodhi në tetor 2016, por u zbulua më 16 shkurt 2017 nga faqja e specializuar RetractionWatch.org, tregoi të enjten e përditshmja frankofone “Le Temps”

Një biologe ka falsifikuar të dhënat e publikuara në një revistë akademike. Mashtrimi është zbuluar dhe shkrimi është tërhequr sipas procedurës universitare.
Rasti ka të bëjë me një studiuese akademike (postdoktorante) në biologji. Mashtrimi ndodhi në tetor 2016, por u zbulua më 16 shkurt 2017 nga faqja e specializuar RetractionWatch.org, tregoi të enjten e përditshmja frankofone “Le Temps”, njofton albinfo.ch.
Mashtrimi është zbuluar nga profesoresha Sophie Martin, e cila punon në Departamentin e mikrobiologjisë themelore në UNIL. Ndërsa po përpiqej të riprodhonte eksperimente që përfshijnë procesin e ndarjes qelizore, tregon Geraldine Falbriard, zëdhënëse e UNIL-it, profesoresha zbulon mashtrimin. Rasti është raportuar më vonë, “sipas procedurave” dhe autorja i ka pranuar faktet.
Të dhëna mashtruese!
Shumica e të dhënave mashtruese gjendeshin në grafikonët e parashtruar dhe për këtë arsye ishin vështirë për t’u zbuluar. Artikulli në fjalë është botuar në vitin 2015 në një gazetë për Biologjinë Qelizore”. Autorja është larguar nga Universiteti i Lozanës dhe e ka lënë Zvicrën, theksoi zonja Falbriard.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti