Shqipëria
Rumani: E gjithë qeveria në karantinë
E gjithë qeveria rumune është futur në karantinë për shkak të koronavirusit.
Kryeministri i përkohshëm, Ludovic Orban, tha në një konferencë shtypi se të gjithë anëtarët e qeverisë, si dhe disa anëtarë të Partisë së tij Liberale Kombëtare (PNL) do të vetëkarantinohen.
“Ne i kërkuam ministrit të Shëndetësisë që shpejt të krijojë një mekanizëm të hetimit epidemiologjik për të gjithë kolegët tanë. Të gjithë ata do të testohen. Sa për mua, unë do të qëndroj i izoluar në Villa Lac 1, ku do të vazhdoj të kryej detyrat e mia”, tha Orban.
Rumania ka 70 raste të konfirmuara COVID-19 deri më tani, por nuk ka vdekje, përcjell albinfo.ch.
Gjashtë persona kanë bërë një rikuperim të plotë, ndërsa 2.067 janë në karantinë në spitale ose ambiente speciale dhe 13.745 janë të izoluar në shtëpitë e tyre.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











