Bota
Masa drastike për azilkërkuesit në SHBA
Kjo masë do të kishte pasoja serioze ekonomike për të dyja vendet, ndërkohë që nuk do të ndalte kalimin e paligjshëm të emigrantëve, thonë banorët
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të katërfishojnë numrin e azilkërkuesve që kthejnë mbrapsht çdo ditë në kufirin jugor të vendit. Zyrtarë të administratës Trump thonë se për shkak të fluksit në rritje të azilkërkuesve, sistemi amerikan i emigracionit gjendet pranë kolapsit.
Vetë presidenti Donald Trump kërcënoi se do të mbyllë krejtësisht kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, raporton “Zëri i Amerikës”.
Zyrtarët amerikanë të kufirit po planifikojnë të katërfishojnë numrin e azilkërkuesve që do të kthejnë mbrapsht çdo ditë përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara. Kjo është përpjekja më e fundit për të lehtësuar peshën ndaj sistemit amerikan të emigracionit, për të cilin zyrtarët e administratës Trump thonë se është pranë kolapsit. Qindra oficerë që më parë kontrollonin ngarkesat e mallrave dhe automjetet, tashmë janë caktuar për të ndihmuar në menaxhimin e emigrantëve, ndërsa Sekretarja e Sigurisë Kombëtare bëri thirrje për vullnetarë nga radhët e punonjësve të agjencive të tjera, përcjell albinfo.ch.
Këto përçapje bëhen ndërsa presidenti Donald Trump kërcënoi se do të mbyllë krejtësisht kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Kjo masë do të kishte pasoja serioze ekonomike për të dyja vendet, ndërkohë që nuk do të ndalte kalimin e paligjshëm të emigrantëve, thonë banorët.
“Unë kam të afërm përtej kufirit. Gjyshja ime jeton në Mexicali. Unë kaloj kufirin çdo muaj, por shumë nga miqtë e mi e kalojnë çdo ditë pasi kanë familjet në anën tjetër. Jetët e tyre do të ndikohen. Do të jetë e tmerrshme për ta. Gjithashtu, shumë kompani në San Diego i marrin punëtorët nga Tijuana. Biznesi i tyre varet nga kjo gjë”, thotë Andrew Garcia, banor i qytetit San Diego, të Kalifornisë.
Autoritetet amerikane shpresojnë të rrisin nga 60, në 300, numrin e azilkërkuesve që kthejnë mbrapsht çdo ditë në secilën prej pikave kufitare në El Paso, San Ysidro dhe Calexico. Në bazë të planit të ri të shpallur që në datë 29 janar, ata dëbohen nga territori amerikan derisa të afrohet data e seancës kur një gjykatës i emigracionit do të shqyrtojë kërkesën e tyre për azil.
Praktika e kthimit të azilkërkuesve drejt Meksikës nuk përfshin ende megjithatë familjet me fëmijë. Departamenti i Sigurisë Kombëtare është duke u përballur me një numër gjithnjë e më të madh fëmijësh dhe familjesh që kalojnë kufirin. Numri i të arrestuarve në muajin shkurt arriti një shifër rekord të 12 viteve të fundit dhe mbi gjysma e të ndaluarve ishin familje.
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











