CH-Ballkani
„Marubi“ në Berlin, tregon ftyrën evropiane të Shqipërisë
Ekspozita do të mbetet e hapur deri më prill 2016, në Galerie Irrgang, Friedrichstrasse 232, Berlin, orari çdo ditë: 11:00-18:00, të shtunën nga ora 14:00-18:00.
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Departamenti Kulturor të Ambasadës Shqiptare në Berlin është hapur të marten ekspozita: “499 965” Familja Marubi, pionierët e fotografisë shqiptare, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Shqipërisë në Berlin, përcjell albinfo.ch.
Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin kulturor.
Në këtë ekspozitë, e para të këtij lloji në Berlin janë ekspozuar 35 fotografi me vlera historike, sociale kulturore dhe antropologjike, gjithashtu edhe foto të pazakonta me mesazhe të një natyre shkencore ose simbolike.
Ekspozita tregon fytyrën evropiane të Shqipërisë e cila ka qenë kulturalisht dhe intelektualisht e lidhur me Evropën ndër shekuj.
Objektivi i saj është të dëshmojë këtë fakt dhe gjithashtu të rregullojë imazhin stereotip të krijuar për shqiptarët në Gjermani lidhur me fluksin e tanishëm të refugjatëve.
Italiani Pietro Marubbi u largua nga vendi i tij për arsye politike. Ai erdhi së bashku me pajisjet e tija fotografike dhe u vendos në veri të Shqipërisë duke ndërtuar kështu një perandori fotografike, e cila është një thesar unik për Shqipërinë.
500.000 imazhe të Shqipërisë së vjetër janë shkrepur në disa dekada. Pa këto dokumente historike, vështirë se do të dinim sot sesi dukej Shqipëria në periudhën gjatë viteve 1858-1940.
Fotografi Pietro Marubi ka bashkëpunuar me dy shqiptarë të rinj e të talentuar, që e vazhduan punën edhe pas vdekjes së tij: Kel dhe Gegë Marubi të cilët arkivuan në studio, mbi tre breza të Shqipërisë, në shekullin e 19-të dhe të 20-të.
Këto ishin fotot e para në qytetin verior shqiptar të Shkodrës. Sot ajo studio fotografike është një muze që përmban një koleksion prej gjysmë milion fotosh.
Ekspozita do të mbetet e hapur deri më prill 2016, në Galerie Irrgang, Friedrichstrasse 232, Berlin, orari çdo ditë: 11:00-18:00, të shtunën nga ora 14:00-18:00.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë Shënimi përvjetorit të 35-të të Pajtimit të Gjaqeve u bë mbrëmjen e organizuar nga Lidhja Shqiptare...
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary”
-
Mbrëmje informative për nxënësit shqiptarë në Zvicër
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL
Jeta në Austri
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën Në vitin 2024, Policia Federale e Austrisë regjistroi 6 145 227 raste të tejkalimit të shpejtësisë,...
-
Çfarë është një licencë e rregulluar biznesi në Austri dhe kujt i duhet?
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët