Koronavirusi: çast pas çasti
Martti Ahtisaari konfirmohet me koronavirus
Martti Ahtisaari, ish-president finlandez dhe i dërguari i dikurshëm special për statusin e Kosovës, është diagnostikuar me COVID-19, ka bërë të ditur Zyra e Presidentit të Finlandës, raportojnë mediet lokale.
Testi i Ahtisaarit për virus ka dalë pozitiv të hënën. Ai thuhet të jetë në gjendje stabile shëndetësore, marrë parasysh rrethanat.
Zyra e presidentit të Finlandës kishte raportuar të shtunën se bashkëshortja e Ahtisaarit, Eeva, ka dalë pozitive në COVID-19 dhe gjendja e saj ishte po ashtu stabile. Të dytë janë 82-vjeçarë.
Ahtisaari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës në post gjatë viteve 1994-2000. Ai është edhe laureat i Nobelit të Paqes, çmim të cilin e fitoi më 2008 për punën e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










