Integrimi
Martesat e detyruara: Masat e kontrollit janë nën çati
Zvicra do të ndjekë automatikisht martesat e detyruara. Të mërkurën Këshilli Nacional ka vendosur masat e kontrollit kundër këtij fenomeni. Duke iu bashkuar Këshillit të Shteteve, ai më në fund ka rënë dakord që të anulojë martesat e detyruara, madje edhe kundër vullnetit të partnerëve.
Ligji i ri parashikon një normë penale të dënimit të qartë kundër martesave të detyruara, normë që u aplikohet në mënyrë të barabartë edhe çifteve homoseksuale.
Ligji i ri parashikon një standard të qartë të dënimit penal për martesën e detyruar, duke aplikuar në mënyrë të barabartë për çiftet homoseksuale.
Punonjësit e gjendjes civile do të duhet të sigurohen që nusja dhe dhëndri kanë rënë dakord në mënyrë të lirë për t’u martuar. Nëse ata gjejnë një pengesë, punonjësit e gjendjes civile kanë për detyrë të refuzojnë martesën. Përveç kësaj, ata do të jenë të detyruar të raportojnë rastin tek autoriteti akuzues.
Një person i cili, falë kërcënimit ose dhunës, detyron dikë të martohet me një tjetër mund të dënohet deri në pesë vjet burgim ose me gjobë.
Në të ardhmen ndjekja me ligj e prokurorisë nuk do të jetë e kufizuar në kohë. Kështu, martesat e detyruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi do të jenë po ashtu të përfshira.
Martesa të pavlefshme
Përveç anës penale, projekti përfshin dy vepra të reja në Kodin Civil që mundësojnë anulimin e martesave të tilla. Kështu, një martesë do të jetë e pavlefshme në qoftë se ka hyrë në kundërshtim me vullnetin e lirë të një bashkëshorti apo nëse njëri prej tyre është i mitur.
Nuk është paraparë asnjë përjashtim, edhe në qoftë se kemi të bëjmë me çift me fëmijë ose kur viktima do të mbajë më në fund martesën. Këshilli Nacional ka përkrahur më në fund pozicionin e Këshillit të Shteteve, i cili dëshiron të anulojë automatikisht martesat e detyruara, madje edhe kundër dëshirës së të interesuarve.
Zvicra nuk do të lejojë më martesat e njerëzve nën moshën 18 vjeçare. Këto martesa nuk do të pranohen më nga shtetasit e huaj, edhe në qoftë se ligji i vendit të tyre i origjinës i lejonë. Parimisht, kjo vlen edhe në qoftë se martesa është bërë në një shtet të huaj. .
Një grup i dytë me masa që lidhen në veçanti për parandalimin ose mbështetjen e viktimave mund të lind së shpejti.
Lexoni po ashtu mbi këtë temë:
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











