Martesa nuk të siguron qëndrimin në Zvicër
Bashkëshortja zvicerane e një indasi kishte vdekur një vit pas martesës. Indasit nuk i ishte vazhduar leja e qëndrimit në Zvicër
Bashkëshortë/et me prejardhje të huaj të shtetasve zviceranë nuk e kanë të siguruar qëndrimin në Zvicër pas vdekjes së bashkëshortit/es. Sipas një vendimi të Gjykatës Federale rastet në fjalë duhet të shqyrtohen në mënyrë individuale, për të vlerësuar peshën e rastit.
Gjykata Federale ka hedhur poshtë ankesën që një shtetas i Indisë ka bërë ndaj vendimit të autoriteteve shtetërore të Zvicrës për të mos ia vazhduar lejen e qëndrimit pas vdekjes së bashkëshortes së tij zvicerane. Indasi sot 44 vjeçar, në vitin 2006 ishte martuar me një zvicerane 75 vjeçare, dhe në bazë të kësaj martese kishte marrë lejen e qëndrimit në Zvicër.
Bashkëshortja e tij, siç shkruan Blick, një vit më vonë kishte ndërruar jetë dhe rrjedhimisht, indasit nuk i ishte vazhduar leja e qëndrimit në Zvicër.
Arsyetimi i Gjykatës Federale në Lozanë për refuzimin e lejes së qëndrimit konsiston veç tjerash në faktin se ai ka qenë mirë i integruar në Indi, në vendin e prejardhjes ku ka pasur dhe vazhdon të ketë familjarë të tij dhe kështu nuk përbën ndonjë rast të rëndë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










