“Marrja e armëve, frikë nga populli”, thotë komiteti kundër iniciativës
Bartësit e iniciativës, duke marrë armët nga qytetarët lojalë "po dëshmojnë frikë nga populli"

Më 13 shkurt në Zvicër do të mbahet referendumi për ndalimin e mbajtjes së armëve të shërbyesve ushtarakë në shtëpitë e tyre. Komiteti që përfaqëson këtë iniciativë përbëhet kryesisht nga partitë e majta dhe lëvizje të ndryshme pacifiste.
Ndërkaq, sot, siç shkruan Tages Anzeiger.ch është paraqitur në opinion edhe një komitet mbipartiak që angazhohet për të kundërtën. Në të janë të përfaqësuar më shumë se 130 deputetë të partive të djathta të të dy dhomave të Parlamentit Federal të Zvicrës.
Ai ka nisur fushatën e tij për të mbrojtur të drejtën e ushtarakëve që të mbajnë armët e tyre në shtëpi. Sipas këtij komiteti, iniciativa që do të votohet më 13 shkurt rrezikon vlerat tradicionale zvicerane. Ajo “rrënon vetëpërgjegjësinë dhe besimin te qytetarët.”
Përfaqësuesit e komitetit thonë se iniciativa do të godasë njerëzit e gabuar dhe, sipas tyre, bartësit e iniciativës, duke marrë armët nga qytetarët lojalë, në një mënyrë “po dëshmojnë frikë nga populli”.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Turnir humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhën 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia” Që nga zgjedhjet e shkurtit, ka pasur 32 përpjekje për të konstituuar parlamentin - të gjitha...
-
Turnir humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhën 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit