Lajme
Marrëveshje për kalimin e kufirit me letërnjoftim
Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Serbisë, nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi, përfshirë edhe atë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të dy shteteve, vetëm e letërnjoftime

Dy delegacionet, ai i Shqipërisë dhe Serbisë, kanë nënshkruar sot në Beograd tri marrëveshje ndërshtetërore, përfshirë këtu edhe një marrëveshjen për doganat, e cila synon kalimin në të dyja anët e kufirit të shtetasve shqiptare dhe serbë, vetëm me letërnjoftime.
Dy marrëveshjet tjera kanë të bëjnë me sektorin ekonomik për shkëmbimet tregtare dhe investimet.
Gjatë një samitin të shoqërisë civile “Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë”, Rama u angazhua për një treg të përbashkët ekonomik, por edhe në rrugën e integrimit evropian.
“Bashkëpunimi ekzistues duhet dhe mund të zhvillohet duke nisur me ekonominë. Ne kemi 65 ndërmarrje me kapital serb në vend. Krijimi i një tregu të përbashkët rajonal duhet të jetë një synim i përbashkët”, tha Rama.
Fatet e të dyja shteteve, sipas tij, janë të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe sfidat për në BE janë të ndërlidhura me suksesin e të tjerëve në rajon.
Pa pasur këtë ndërlidhje, shanset që secili prej nesh të jetë i suksesshëm, sipas tij, janë më të ulëta. Pasi pohoi se shumë persona kanë vështirësi të besojnë në qëndrueshmërinë e paqes mes dy vendeve, ai bëri me dije se jetojmë në një moment ku mund ta bëjmë paqen në rajon “një paqe për të cilën ja vlen ta jetosh”.
Ndryshe, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka thënë se është humbur shansi për një “faqe të re” në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë. Ai i ka bërë këto komente pas përplasjes për çështjen e Kosovës me kryeministri Rama gjatë konferencës për media mbajtur pas takimit kokë me kokë..
“Sot kemi pasur shansin të kthejmë një faqe të re në marrëdhëniet e dy vendeve. Më vjen keq që provokimi që ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë që shansi në këtë moment të humbet. Por, ne ende duam që të punojmë së bashku për të ardhmen e rajonit tonë”, ka thënë Vuçiq.
Kryeministri Rama nesër viziton Luginën e Preshevës, ku pritet të takohet me liderët shqiptarë atje dhe pritet të mbaj një fjalim në Pallatin e Kulturës në Preshevë. Atje tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet, ndërsa kryeministri shqiptar do të pritet si kryeministër i shqiptarëve, e madje edhe bilbordët janë vendosur: “Mirë se vjen Kryeministër”.
Kjo përgatitje ka ngjallur reagime në Kosovë, në vendet ku serbët janë shumicë. Në pjesës veriore të Mitrovicës në mbështetje të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, rreth politikës së Qeverisë së tij për ruajtjen Kosovës brenda Serbisë.
Duket se kjo protestë erdhi pasi mediat raportuan se kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha në Beograd se Serbia duhet të njohë Kosovën.
E-Diaspora
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid Gresa fiton çmim në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid...
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
Jeta në Austri
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri ÖBB zbulon trenat e rinj me dy kate për distanca të gjata...
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë