CH-Ballkani
Marrëveshje për hekurudhën dhe autostradën Serbi-Kosovë
Nënshkruhet në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, marrëveshja për hekurudhën dhe autostradën Serbi-Kosovë, në prani të presidentit Thaçi, atij serb, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadorit amerikan, Richard Grenell.
Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih u nënshkrua të premten marrëveshja për hekurudhën dhe autostradën Serbi-Kosovë, në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadorit amerikan, Richard Grenell.
Ambasadori Grenell tha se e sheh nënshkrimin e marrëveshjeve si hap për përqëndrimin në zhvillimin ekonomik. Grenell shprehu mirënjohjen që kemi arritur në këtë pikë, ky ishte fokusi- me të cilin ishin dakord edhe presidentët që në fillim, si mund të ecim përpara në zhvillimin ekonomik, tha ai. Grenell theksoi se dhënia shpresë për të ardhmen ndryshon gjendjen. Kuptimi i gjithë kësaj janë vendet e punës. Kjo marrëveshje, sipas tij, dërgon një mesazh tek biznesi në SHBA e në Europë që të vijnë në rajon e të japin kontribut për zhvillimin.
Kurse presidenti Thaçi falënderoi ambasadorin Grenell për punën e shkëlqyer për arritjen e marrëveshjes. Ajo është një hap tjetër progresi pas arritjes së marrëveshjes për linjat ajrore, tha Thaçi. Kjo marrëveshje është mesazhi më i mirë, se rajoni do të ketë paqe, zhvillim, vende pune, ajo që u duhet njerëzve në Kosovë, Serbi e Ballkanin Perëndimor. Kosova beson në lidershpin e presidentit Trump dhe ambasadorit Grenell që gjatë kësaj periudhe e këtij viti mund të arrihet arrihet marrëveshje përfundimtare paqësore Kosovë-Serbi, theksoi presidenti i Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në fjalën e tij para nënshkrimit të marrëveshjes në Mynih falënderoi presidentin Trump dhe ambasadorin Grenell për angazhimin e tyre për çështjet në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e interesimin për një liri të rëndësishme në lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit e njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Ishin negociata të vështira me Prishtinën, por me interesimin e presidentit Trump u arrit kjo marrëveshje, që është në të mirë të njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Ne si palë serbe e mbështesim këtë. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishte pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Prishtinë, Philipp Kosnet.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










