Lajme
Marrëveshje kulturore Kosovë–Gjermani
Ministri Enver Hoxhaj dhe ambasadori Ernest Reichel nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim kulturor Kosovë–Gjermani
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernset Reichel kanë nënshkruar të mërkurën një Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë. Ky memorandum zëvendëson marrëveshjen ndërmjet Gjermanisë dhe ish-RSFJ-së të vitit 1969 në fushën e kulturës. Ministri Hoxhaj e ka vlerësuar shumë të rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë këtë marrëveshje. “Kjo marrëveshje e rregullon dhe është një kornizë e mirë e bashkëpunimit të ndërsjellë kulturor ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, ku fokusi kryesor ërfshinë fushën e arsimit, shkëmbimeve akademike, mediet, filmit, fushën e kulturës, rinisë dhe sporteve duke shkuar deri te bashkëpunimi në fushën e gërmimeve arkeologjike dhe ruajtja e mbishkrimeve e dokumenteve historike që mund të gjenden në dy vendet tona”, ka thënë Hoxhaj, raporton MPJ. Ndërkaq ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, është shprehur shumë i kënaqur me marrëveshjen e nënshkruar. Sipas tij, kjo marrëveshje mundëson dhe është një kornizë e re e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke bërë të ditur se kjo marrëveshje zëvendëson marrëveshjen e vitit 1969. “Kjo është një shenjë tjetër se si ne synojmë të promovojmë Kosovën si një shtet i pavarur, siç është në të vërtetë, dhe një shtet i pavarur pa mbikëqyrje që është tani”, tha Reichel, duke shprehur kënaqësinë që kjo është marrëveshje a parë që Kosova nënshkruan pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë. Ambasadori Reichel tashmë po e përfundon misionin në Kosovë si përfaqësues diplomatik i Berlinit zyrtar. Ai tha se po largohet nga Kosova me kujtimet shumë më të mira. Pas konferencës së përbashkët, ministri Hoxhaj bërë të ditur se MPJ gjatë muajve korrik dhe gusht ka punuar në hartimin e një dokumenti të ri strategjik, i cili synon mbi të gjitha të adresojë në çfarë forme duhet që Kosova pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të punojë dhe të lobojë sa i takon njohjes së plotë ndërkombëtare. “Kemi pas disa ekspertë ndërkombëtarë, amerikanë dhe evropianë, së bashku me disa ekipe tonat në MPJ të cilët kanë ardhur në përfundim që ne do të duhet t’i qasemi në mënyrë më aktive dhe ta shfrytëzojmë momentumin e ri të krijuar me 10 Shtator, pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe në këtë drejtim do të kemi shumë hapa konkret”, tha ai, konfirmon MPJ nëpërmjet një komunikate. Por, përveç fushës së njohjeve, Hoxhaj tha se MPJ është e interesuar ta shtyjë fuqishëm agjendën evropiane të Kosovës si dhe pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale, evropiane dhe globale. “Promovimi i interesave ekonomike të Kosovë dhe një agjendë e fuqishme lobuese që shumë shtete të investojnë në Kosovës është gjithashtu një prej prioriteteve tona të para”, tha Hoxhaj.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












