Integrimi
Marine Le Pen do të krijojë “nënshtetësi me pika”
Kryetarja e Frontit Kombëtar të Francës është shprehur për televizionin F5 rreth idesë së saj në lidhje me ngritjen e një shtetësie që fitohet me pika, parimisht sikur modeli e patentës së shoferit. Ajo gjithashtu kritikoi me forcë Nikolas Sarkozin.
Një shtetësi me pika në bazë të modelit të patentës së shoferit, ky ishte propozimi i Marine Le Pen, kryetare e Frontit Kombëtar dhe kandidate për presidente të Francës.
“Gjatë dhjetë vjetëve të para mund të humbet shtetësia franceze në qoftë se personi ka kryer krime ose vepra penale”, ose në qoftë se nuk “i nënshtrohemi parimeve” të jetës në Francë, tha ajo, duke iu referuar në veçanti ndarjes së fesë nga qeveria. Humbja e shtetësisë do të jetë, shtoi ajo, e pakthyeshme: “Nuk mund rifitohen pikët e humbura”.
Le Pen ka sulmuar në mënyrë të ashpër presidentin: “Francezët e kanë parë se çfarë po bën Nicolas Sarkozy dhe, sidomos çfarë nuk bëri. Unë nuk jam e sigurt se francezët janë të gatshëm të mashtrohen edhe një herë sikur më 2007, ku ata besonin të gjitha premtimet e presidentit”, thekoi ajo. Sipas Le Pen, në lidhje me “emigracionin, sigurimin, patriotizmin ekonomik, mbrojtjen e kufijve, francezët kanë kuptuar se, në fakt, Sarkozy ka bërë të kundërtën”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










