Lajme
Maqedonia vendos sot për hapjen e kufirit me Kosovën
Sot Qeveria e Maqedonisë diskuton heqjen e PCR testit negativ të obligueshëm për vendet e rajonit. Kryeministri Zoran Zaev thotë se rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive bazohet në arsye të shëndosha që vendi dhe rajoni të lëvizin lirshëm.
“Sigurisht që do të sjellim vendim në Qeveri, debati është kualitativ të gjithë kërkojnë që të kihet kujdes, do të ndihmojë edhe në aspektin ekonomik. Fakt është se të gjithë jemi të frikësuar nga numrat që po rritën në gjithë botën, në rajonin tonë, në gjithë Evropën, ndërkohë që sigurisht që duam t’i respektojmë edhe njerëzit kompetentë (profesionistët), siç është Komisioni për Sëmundje Infektive”, ka thënë Zoran Zaev, shkruan Insajderi, përcjell Albinfo.ch.
Vendimi do të përfshijë hapjen e kufijve me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë.
Komisioni për Sëmundje Infektive:
“Sipas analizave për momentin nuk ka indikacione, përkatësisht nuk ka raste që importojnë virusin Kovid-19 nga këto vende. Mbi këto arsye, nuk ekziston rrezik dhe hapja e kufijve është e sigurt. Në këtë frymë, pa PCR test negativ funksionojnë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”.
Autoritetet në Kosovë kanë mirëpritur propozimin e Komisionit.
Me kolegun tim maqedonas kemi qenë në komunikim intensiv. Besojmë që nesër në mbledhjen e tyre të qeverisë do të largohet kushtëzimi i testit PCR dhe të kalojmë në nivel tjetër të komunikimit dhe zbatimin e të tjerave masave mbrojtëse, të cilat janë evidente”, pohoi Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, Kosovë. Vendimin e njëjtë pritet ta marrin edhe Qeveritë e vendeve të rajonit. Deri tani Kosova dhe Mali i Zi janë deklaruar për heqjen e testeve, ndërsa vendi pret përgjigjen nga Serbia. Nuk dihet qëndrimi i autoriteteve në Bosnjë e Hercegovinë. Për momentin, vetëm Shqipëria nuk ka kushte për PCR negativ, ndërsa Greqia dhe Bullgaria kërkojnë harmonizimin e kushteve për lëvizje të lirë me standardet e BE-së.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











