Lajme

Maqedonia vazhdon të subvencionojë fluturimet me kosto të ulët

Autoritetet në Shkup kanë kërkuar destinacione të reja për në Spanjë, Norvegji dhe në dy vende të tjera evropiane, por në të njëjtën kohë janë duke shtyrë projektin e krijimit të një linje ajrore nacionale të vendit

Nga Shkupi direkt për në Spanjë dhe Norvegji dhe në dy vende të tjera evropiane. Kompanitë e reja duhet të nisin që nga vera e ardhshme. Në janar do të shpallet  një thirrje për subvencionimin e kompanive ajrore, të cilave në tre vjetët e ardhshëm Maqedonia do t‘u paguajë rreth 5 milionë euro. Për këtë ofertë  mund të aplikojë edhe Wizz Air, kompani me kosto të ulët që tashmë fluturon në 14 destinacione nga Shkupi. 

Këto të dhëna i kanë bërë publike mediat e Shkupit, duke cituar ministrin  e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. 

Nga subvencionimi i kompanive me buxhet të ulët nuk do të thotë se shteti ka hequr dorë nga kompania nacionale e vendit. Javën e ardhshme është planifikuar të hapet tenderi për përzgjedhjen e një konsulenti për të ndihmuar në këtë proces. 

Statistikat tregojnë se aeroporti i Shkupit ka një tendencë të vazhdueshme të rritjes.  Në nëntë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i njerëzve që kanë udhëtuar është rritur me 21% dhe 40% për mallrat.