Lajme

Maqedonia, rrugë e re për emigrantët e paligjshëm

Maqedonia është bërë një mundësi e re për emigrantët e paligjshëm afganë dhe pakistanezë. Këta të fundit pothuajse myken duke pritur pranë kufirit serb gjersa të arrijnë të vazhdojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Policia maqedonase mbyll sytë, ndërsa asnjë organizatë humanitare nuk iu sjell ndihmë.

Me dhjetëra burra të rinj ngrohen nënë rrezet e diellit të mesditës. Ata janë afganë apo pakistanezë. Pas shpinës së tyre, në një mur të bardhë qëndron një grafit (vizatim) i kryer për lavdinë e UÇK-së. Për dy vjet, në fshatin Llojan të Maqedonisë, kufiri me Serbinë është bërë një pikë kalimi për rrugën e migrimit të paligjshëm drejt Evropës Perëndimore. “Fillimisht, ata arrinin ka tre ose katër persona dhe jo në mënyrë të rregullt. Në atë kohë kjo dikur nuk na mërziste fortë, por ja që këtë verë, këto ardhje morën dimensione shumë të ndryshme: në nëntor ata ishin 500 veta”, thotë Mehmet Selami, kryetar i komunitetit të fshatit në fjalë.

Historia që tregojnë këta njerëz është pothuajse gjithmonë e njëjta. Khan, një afgan 22-vjeçar nga Kandahari, udhëtoi për gjashtë muaj nëpërmjet Iranit, Turqisë dhe Greqisë përpara se të vij në Bitol të Maqedonisë. Ai erdhi në Llojan për të hyrë në Serbi. Ajo tashmë është kthyer dy herë në Maqedoni nga policia serbe. Ai synon të mbërrijë në Hungari. “Pastaj, nga Austria, siguron ai, çdo do të shkojë mirë. Unë dua të shkoj në Paris, ku kam miq, por gjëja më e vështirë qëndron te kapërcimi i Serbisë”.

Emigrantët e paligjshëm flenë në “xhungël”, që do të thotë, në fusha që shtrihen në mes të Llojan-it dhe Miratovc-it, fshati më i afërt, një distancë prej më pak se tre kilometra. Miratovaci është tashmë në Serbi, por popullsia është tërësisht shqiptare. “Kufiri është i mbyllur që nga viti 1993. Zakonisht, marrëdhëniet janë shumë të afërta midis dy fshatrave. Nëna dhe gruaja ime janë nga Miratovaci”, thotë Blerimi, një banor i Llojanit. Rruga e pashtruar papritmas bëhet e asfaltuar, ndryshim i vetëm që shënon pikën e kufirit me Serbinë. Policia serbe dhe xhandarmëria patrullojnë vazhdimisht, duke ndaluar të gjithë ata që përpiqen të kalojnë shpejt, qoftë në Miratovac apo në qytetin e afërt të Preshevës. Autobusë të mbushur me emigrantë të paligjshëm, të cilët ndalën në Serbi, kthehen rregullisht në Llojan.

Të gjithë emigrantët thonë se kanë dëgjuar për këtë fshat në internet, ose nëpërmjet miqve. Selam Mehmeti mohon këto pohime: Rrjete të ndryshe të organizuara mirë presin këta emigrantë në kufirin e jugut, në Gjevgjeli e në Botol, vetëm pastaj i përcjellin gjerë këtu“. “Ata që kapen në kufirin e Tabanovacit, dhjetë kilometra nga fshati ynë, prapëseprapë vijnë në Llojan”.

Mosprania e policisë maqedonase është e dukshme. Kufiri është i ruajtur vetëm në anën serbe, vërtetojnë fshatarët. Ngjashëm, asnjë organizatë humanitare nuk është e pranishme në Llojan, ndërsa kushtet e mbijetesës së emigrantëve të paligjshëm bëhen gjithnjë e më të vështira me kohën e ftohtë. “Të gjithë sillemi sikur këta emigrantë të paligjshëm nuk ekzistojnë”, vështron Mehmeti Selam.

Me gjithë angazhimet e marra me Bashkimin Evropian, Serbia dhe Maqedonia nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e ri të emigrantëve, të cilët largohen pak nga pak nga rrugët e patrulluara dhe i drejtohen veriut, në mes të Greqisë dhe Bullgarisë. Shkupi ka vetëm një qendër të pritjes, të cilin asnjë gazetar nuk arritur të vizitoi, dhe kapaciteti i të cilit duhet të jetë për vetëm disa dhjetëra vende.

Kryetari i komunës së fshatit është i kënaqur, sepse sot ishte ditë e qetë, kishte “vetëm disa dhjetëra klandestinë në Llojan. Megjithatë, një kolonë prej pesëmbëdhjetë burrash kalon fushat nga pika e Tabanovacit. Një patrullë e vogël e policisë kufitare maqedonase vëzhgon vendin e ngjarjes nga pompa e benzinës së papërdorshme, e vendosur në gjysmë të rrugës në mes të fshatrave Llojan dhe Vaksinc. Policia refuzon të bëjë ndonjë deklaratë.