Maqedonia
Maqedonia refuzon të ndihmojë Ukrainën, pajisjet ushtarake i ruan për vete

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar një kërkesë të Ukrainës për ndihmë ushtarake, të nisur para një muaji.
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, tha të enjten se kërkesa është refuzuar, pasi ndihma e kërkuar nga Kievi shfrytëzohet prej forcave të armatosura maqedonase.
“Kësaj radhe nuk ishim në gjendje t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës së re të Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake nga Maqedonia e Veriut. Pajisjet e kërkuara janë të nevojshme dhe përdoren nga forcat e armatosura”, ka thënë Petrovska, pa saktësuar se çfarë konkretisht kanë kërkuar autoritetet ukrainase, transmeton rel, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ajo tha se Shkupi është i gatshëm për trajnime të reja të ushtarëve ukrainas në territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Për momentin, Republika e Maqedonisë së Veriut, ushtria dhe ministria, mbeten të hapura, nëse në të ardhmen do të ketë nevojë për trajnim shtesë të një numri të pjesëtarëve të tyre. Por, në këtë moment nuk kemi njoftim, gjegjësisht nuk kemi kërkesë konkrete se sa pjesëtarë të ushtrisë ukrainase, dhe çfarë lloj trajnimi do të kryhet”, tha Petrovska.
Maqedonia e Veriut, në dy raste tjera u është përgjigjur pozitivisht kërkesave nga Ukraina, duke dhuruar avionë dhe tanke të prodhimit rus, që nuk përdoreshin nga ushtria e Maqedonisë së Veriut.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, i gjithë armatimi që iu dhurua Ukrainës për mbrojtje prej pushtimit rus kap vlerën e 24-30 milionë eurove.
Maqedonia e Veriut i dhuroi Ukrainës 12 helikopterë Mi-24, tanke T-72 dhe avionë luftarakë Su-25 të prodhimit sovjetik.
Shumë prej tyre ishin jashtë përdorimit prej vitesh.
Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 24 shkurt 2022, Maqedonia e Veriut i ka miratuar të gjitha vendimet e Bashkimit Evropian për sanksione ndaj Moskës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?