Maqedonia
Maqedonia po braktiset
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, çdo i dyti i ri i moshës deri në 24 vjet nuk ka punë
Gjysma e të rinjve në Maqedoni janë të papunë, ndërsa edhe pjesa shumicës së atyre që punojnë paguhen me rrogë minimale prej 12 mijë denarë (200 euro).
Këto shifra rezultojnë nga institucionet zyrtare, duke nxjerrë në sipërfaqe realitetin në Maqedoni se a mund të jetohet në këtë vend që dita-ditës po rrëshqet në varfëri, raporton “INA”.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, çdo i dyti i ri i moshës deri në 24 vjet nuk ka punë, përcjell albinfo.ch.
Kjo situatë ka bërë shumë të rinj të mos shohin perspektivën dhe të ikin jashtë vendit. Shifrat janë alarmante, ndërsa institucionet shtetërore heshtin dhe fshehin të dhënat. Por, viteve të fundit po qarkullojnë informacione se mbi 400 mijë veta kanë braktisur vendin për një periudhë të shkurtër.
Një shifër shqetësuese u dha edhe nga Banka Botërore, e cila në raportin e vitit 2013 nënvizoi se 626 mijë qytetarë kanë braktisur Maqedoninë, apo sipas numrit të përgjithshëm të popullsisë, çdo i treti banorë është jashtë vendit.
Numri më i madh i të rinjve ikin në vendet e Bashkimit Evropian, por ka edhe nga ata që emigrojnë në SHBA, Kanada dhe Australi. Këtyre shifrave të ikjeve apo gjetjes së një pune jashtë vendit i shtohen edhe të rinjtë që po gjejnë punë nëpër anije dhe nëpër hotele luksoze në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe shtete tjera.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










