Maqedonia
Maqedonia nuk ndjek vendet evropiane në rritjen e moshës së daljes në pension
Ka pak gjasa që Maqedonia e Veriut të ndjekë shembullin e vendeve evropiane për rritjen e moshës së daljes në pension. Oda Ekonomike vlerëson se qytetarëve që plotësojnë kushtet për pensionim duhet t’u ofrohet mundësia për ta zgjatur periudhën e punës, në rast se ekziston marrëveshje mes punëdhënësit dhe punëtorit, si dhe aftësi për të vazhduar punën.
Nga Lidhja e Pensionistëve theksohet se, nëse synohet ndjekja e trendeve evropiane për rritjen e kufirit të moshës, duhet të merren parasysh edhe kushtet e jetesës dhe të punës në Maqedoni, të cilat janë të ndryshme nga ato në vendet e BE-së.
“Kur rritet mosha e pensionimit, duhet të shqyrtohet edhe situata e punëtorëve që punojnë pranë furrave në temperatura të larta apo në tekstile, pasi aktualisht gratë dalin në pension në moshën 62-vjeçare dhe burrat në 64, me të paktën 15 vjet stazh pune. Mënyra e jetesës, orari i punës dhe kushtet nuk janë të njëjta me ato të vendeve të zhvilluara evropiane, ndaj edhe mosha e daljes në pension përcaktohet nga shteti sipas realitetit vendor”, thuhet në deklaratën e Lidhjes së Pensionistëve.
Ndërkohë, përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore nënvizojnë se ekonomia po përballet me rënie të produktivitetit dhe propozojnë që pensionistëve t’u mundësohet të vazhdojnë punën, nëse gjendja psikofizike dhe marrëveshja me punëdhënësin e lejon këtë.
“Për ata që duan të punojnë, duhet të sigurohen vende dhe segmente të përshtatshme të ekonomisë ku nuk ka vështirësi fizike apo ambientale, që të mos punojnë në kushte të rënda, sidomos në temperatura të larta”, deklaroi Durim Zeqiri nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
Nga ana tjetër, qytetarët shprehen kundër mundësisë së rritjes së moshës së pensionimit, duke e konsideruar atë si barrë të rëndë.
“Pensioni në moshën 70-vjeçare është shumë. Askush nuk do të arrijë deri atëherë, do të vdesin para kohe. Edhe 64 është shumë, e jo më 70”, u shpreh një qytetar.
“Për gratë duhet të jetë deri në 60. Për burrat, ndoshta, por jo për punëtorët”, tha një tjetër.
“Nëse dikush mundet, është mirë, por jo të gjithë e përballojnë”, theksoi një qytetar tjetër.
Një vit më parë, Këshilli Fiskal kishte propozuar rritjen e moshës së pensionit në 67 vjeç, por propozimi nuk gjeti mbështetje. Ndërkohë, Danimarka ka vendosur ta rrisë moshën e pensionimit në 70 vjet deri në vitin 2040, duke u renditur së bashku me Norvegjinë dhe Islandën si vendet me kufirin më të lartë të daljes në pension për të dy gjinitë.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










