Maqedonia
Maqedonia në 24 orët e fundit ka regjistruar 176 raste të reja me COVID-19
MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 870 testime, kurse janë regjistruar 176 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 61, Tetovë – 22, Strugë – 19, Shtip – 14, Ohër – 14, Kumanovë – 8, Gostivar – 7, Kërçovë – 6, Resnjë – 5, Prilep – 5, Veles – 5, Manastir – 3, Koçanë – 2 dhe nga 1 rast në Dibër, Strumicë, Probishtip, Demir Hisar dhe Pehçevë, përcjell albinfo.ch.
Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 80 pacientë të shëruar, prej të cilëve vetëm në Tetovë – 30.
Kanë ndërruar jetë 9 persona. Shtatë pacientë nga Shkupi një nga Tetova dhe një nga Struga.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 6080, numri I të shëruarve – 2315, I viktimave 286, kurse për momentin regjistrohen 3479 raste aktive.
Në Shkup regjistrohen 1978 raste aktive, në Tetovë – 367, në Kumanovë – 283, Shtip – 176, Ohër – 139 dhe Strugë – 131 raste, qytete këto që shënojnë numra treshifrorë të rasteve aktive.
Raportohet se në nivel vendi deri më tani janë bërë 58.765 teste.
Në Klinikën Infektive, Spitalin “8 Shtatori”, Spitalet në Manastir dhe Shtip, në Spitalin e Fëmijëve në Kozle dhe në Repartet Infektive të Spitaleve në Tetovë, Kumanovë, Ohër, Veles dhe Prilep, autoritetet njoftojnë se janë të shtruar gjithsejt 393 pacientë pozitiv apo të dyshuar me COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














