CH-Ballkani
Maqedonia me kushtet më të rënda për të burgosurit, ja cili shtet ka numrin më të madh të tyre
Numri i personave që po kryejnë dënimin në burg në Europë është shtuar për 2.2 përqind mes 2015 dhe 2016, shkruan albinfo.ch.
Të dhënat janë marrë nga Universiteti i Lausannes (UNIL) . Konkretisht në 2016 ka pasur 859.102 të burgosur, që është një rritje prej 18.454 në krahasim prej vitit të kaluar.
Në cilin shtet ka më shumë të burgosur?
Vendi me numrin më të madh të burgosurve është Britania e Madhe me 84.968 sosh (nuk ka informacione nga Skocia), ndërsa më pas vijnë Franca (66.678), Spanja (61.614) dhe Rumania (28.334). Megjithatë për shumë vende si Polonia, Ukraina, Gjermania dhe Turqia nuk ka të dhëna për numrin e të burgosurve në 2016. Shembull, gjatë 2015 në Turqi ka pasur 158.537 të burgosur, rreth dyfish më tepër sesa në Britani.
Shtetet me numrin më të vogël të burgosurve janë ata me numrin më të vogël të banorëve: Lihtenshtajni (10) dhe Andorra (41).
Nëse shifra analizohet për numrin e të burgosurve për 100.000 banorë, atëherë me të dhënat e 2015 numrin më të vogël e kanë vendet nordike: Norvegjia (70,3), Suedia (55,4) dhe Finlanda (54,4) si dhe Qiproja (62,1).
Me numrin më të madh të burgosurve për 100.000 banorë çuditërisht janë vendet baltike dhe ballkanike: Lituania (295,6), Letonia (238,9), Estonia (222,4), Polonia (204,9) dhe Turqia kryesojnë Top 5, ndërsa më pas vijnë: Shqipëria (200.9), Mali i Zi (191.9), Slovakia (184.8), Çekia (177), Maqedonia (167.2), Rumania (151) dhe Serbia (144.6). Zvicra ndodhet shumë pas me 84 të burgosur për 100.000 banorë.
Burgje të stërmbushura
Në Maqedonia situata e të burgosurve që ndajnë të njëjtën dhomë është tmerrësisht e keqe: Për 100 vende ka 132 të burgosur, ndjekur nga Hungaria (132), Qiproja (127), Belgjika (119) dhe Franca (117).
Mesatarisht në BE kjo shifër është 91.6 të burgosur për 100 vende.
Përqindja e vetëvrasjeve
Tentimi për vetëvrasje është 15.6 përqind, ndërsa buxhetin më të madh për të burgosurit e kanë Gjermania (3,0 Miliardë Euro), Italia (2,8), dhe Britania e Madhe (2,7).
Shumica e të burgosurve janë dënuar për grabitje (18,9%) dhe drogë (17,5%), kurse dënimi mesatar është 8.5 muaj.
Burra dhe gra
Mesatarisht 5.3 përqind nga numri i përgjithshëm ishin gra në 2016, ndërsa numri më i madh i të huajve të burgosur mban Luksemburgu (74 përqind), ndërsa më të voglin Polonia me vetëm një përqind.
Kosova nuk ka qenë pjesë e studimit.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











