Maqedonia
Maqedonia e Veriut sot rihapi kufijtë
Sot, më 26 qershor 2020, Maqedonia e Veriut hapi të gjitha vendkalimet kufitare. Mësohet se të huajt do të mund të lëvizin pa pengesë dhe pa detyrimin e testit dhe karantinës.
Vendimi u mor nga Qeveria të martën, mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Qeveria po ashtu vendosi që më 1 korrik të rihapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup dhe ai në Ohër.
Duhet theksuar se Maqedonia e Veriut gjatë muajit qershor është përballur me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja. I lartë po ashtu është edhe numri i viktimave. Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit 6 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa janë shënuar 150 raste të reja me këtë virus.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 5.595, numri i të shëruarve në 2.166, ndërsa numri i viktimave në 265.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













