Maqedonia
Maqedonia e Veriut shkëmbimin më të madh tregtar e ka me Gjermaninë
Raportohet se Maqedonia e Veriut në dallimin ndërmjet importit dhe eksportit shënon një deficit tregtar prej 227.8 milionë eurosh vetëm në muajin janar, përcjell albinfo.ch.
“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar të vitit 2023, është 621 120 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar është 848 978 000 euro, që është për 5.0 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Maqedonia e Veriut, në krahasim me vitin e kaluar, ka shënuar rritje të eksportit për 13.7 %, ndërsa importi është rritur për 5 %.
“Në periudhën janar të vitit 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën”, raportoi Enti.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











