Maqedonia
Maqedonia e Veriut regjistron mbi dy mijë raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 6 mijë e 10 teste të kryera, janë regjistruar 2 mijë e 71 raste të reja me virusin korona. 1 mijë e 47 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga MSH shtojnë se 275 raste paraqesin riinfektime. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.450 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 9 viktima. Ndërkaq, nga MSH njoftojnë se 2 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën 5.01.2022 – 20.01.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 252 mijë e 947 raste, prej të cilëve 225 mijë e 56 janë shëruar, kurse 8 mijë e 177 kanë ndërruar jetë. Maqedonia e Veriut aktualisht numëron 19 mijë e 714 raste aktive me koronavirus.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












