Lajme
Maqedonia e Veriut bisedon me Kinën për 200 mijë vaksina anti-Covid
Përveç 800 mijë vaksinave të siguruara nga kompania Pfizer, Maqedonia e Veriut është në bisedime me Kinen për një sasi prej 200 mijë vaksinash që mund të mbërrijnë brenda muajit janar. Kjo është deklaruar nga kryeministri Zoran Zaev, i cili theksoi se po diskutohen kushtet marrjes se saj, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Zaev theksoi se presin edhe nga BE-ja, ku përmes mekanizmit COVAX janë përcaktuar që 100 milionë vaksina të shpërndahen në Ballkanin Perëndimor.
Zaev ka theksuar se pret një sasi vaksinash edhe nga Austria, Polonia, Bullgaria e Greqia sapo ato të marrin dozat e porositura.
Ndërsa vaksinat e Pfizer arrijnë në fillim te shkurtit në Maqedoninë e Veriut.
Zaev u shpreh optimist se vaksina të tjera të certifikuara nga OBSH mund të arrijnë më shpejt.
Kryeministri Zaev tha se vaksinimi do të bëhet së pari te punonjësit shëndetësorë, pensionistët, të sëmurët kronikë, e pastaj te qytetarët e tjerë. Ai paralajmëroi se është i gatshëm të vaksinohet edhe vetë për të dhënë garanci te qytetarët që vaksina është e sigurt.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













