Maqedonia
Maqedonia e Veriut merr kryesinë e radhës së OSBE-së
Prej sot Maqedonia e Veriut zyrtarisht merr për një vit kryesinë e radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila përfshin 57 shtete nga tri kontinente.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut pret që Presidenca e OSBE-së të përqendrohet tek siguria njerëzore në një periudhë kur rajoni dhe bota po përballen me pasiguri dhe paqëndrueshmëri. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, theksoi synimet për ndërmarrjen e misioneve në terren dhe mbështetjen e veprimtarive me qëllim përparimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, teksa vuri në dukje fokusin e Presidencës së OSBE-së për ripërtëritjen e dialogut dhe arritjen e paqes në rajonet e krizës, para së gjithash në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Autoritetet në Shkup shpresojnë se kryesimi i kësaj organizate të madhe ndërkombëtare do të ketë ndikim pozitiv për vetë pozitën e Maqedonisë së Veriut në më shumë fusha, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme./VOA
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









