Maqedonia
Maqedonia e Veriut merr drejtimin e OSBE-së
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e prezentoi dje në Vjenë programin e punës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, drejtimin e së cilës e mori nga 1 janari. Zoti Osmani theksoi prioritetet e organizatës, duke nënvizuar Ukrainën në krye të listës, ndërsa tha se agresioni rus, shkatërrimet dhe vdekjet e civilëve duhet të ndalen.
Kryesuesi i ri i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, shpalosi në Vjenë programin e organizatës për vitin në vijim, duke theksuar prioritetet para Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate.
Maqedonia e Veriut e mori kryesimin në fillim të janarit për ta çuar deri në fund të mandatit njëvjeçar. OSBE-ja numëron 57 vende anëtare nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia.
Zoti Osmani foli për një axhendë ambicioze të presidencës maqedonase në rrethana komplekse për shumë pjesë të globit, ndërsa tha nga ana tjetër, se uniteti rreth parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së paraqet burim shprese dhe inkurajimi.
Ai tha se Ukraina mbetet çështja më me prioritet për OSBE-në:
“Agresioni duhet të ndalet. Vdekja e civilëve dhe shkatërrimi janë të papranueshme; Është e dhimbshme të shikosh vuajtjet e njerëzve. Pasojat dhe çmimi i kësaj lufte janë të papërballueshme dhe të padurueshme për rajonin e OSBE-së dhe përtej”, tha zoti Osmani.
Ai nënvizoi rrezikun e krizave të tjera, duke thënë se paqëndrushmëria rajonale dhe mundësia për një konflikt të ri duhet të kenë vëmendjen e vazhdueshme të OSBE-së.
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut tha se duhet të ruhet funksionimi thelbësor dhe veprimet e organizatës për t’u siguruar se ajo do të mbështesë rajonet e rrezikuara dhe të jetë e gatshme për t’iu përgjigjur sfidave. Në Vjenë, ministri Osmani pati edhe takime dypalëshe me homologë të tij prej disa vendeve evropiane.
Maqedonia e Veriut do të ketë drejtimin e OSBE-së deri më 31 dhjetor. Autoritetet në Shkup shpresojnë se kryesimi i kësaj organizate të madhe ndërkombëtare do të ketë ndikim pozitiv për vetë pozitën e vendit në shumë fusha, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme. /VOA
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










