Maqedonia
Maqedonia e Veriut e nënshkroi marrëveshjen për 200 mijë vaksina kineze
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, e ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 nga prodhuesi kinez “Sinofarm”, përcjell albinfo.ch.
Maqedonia e Veriut nga kjo kompani siguron 200 000 vaksina, të cilat do të arrijnë në shkurt. Data e saktë do të dihet kur të arrijnë të gjitha informacionet lidhur me dërgesën, ditët në vijim. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj, duke respektuar urdhëresën e Marrëveshjes për fshehtësi, në pajtim me politikën globale të të gjitha kompanive për prodhim të vaksinave, përfshirë edhe “Sinofarm”, të dhënat që i përmban Marrëveshja mbeten të besueshme.
Vaksinat nga Kina në vendin fqinj do të arrijnë në aeroportin e Shkupit.
Është bërë plan i detajuar për transportin e vaksinave nga aeroporti deri tek operatorët ekonomikë, të cilët janë të obliguar për t’i depozituar sasitë e vaksinave dhe më pas edhe plani për destribuim deri te pikat e vaksinimit, ku do të realizohet procesi i vaksinimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










