Shqipëria
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon
Edhe pse Shqipëria ka ende çmime më të ulëta të energjisë elektrike për familjet në krahasim me mesataren e BE-së, krahasuar me vendet e rajonit, ajo renditet pas Maqedonisë së Veriut për çmimin më të lartë.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2025, çmimi mesatar i energjisë për konsumatorët familjarë në BE ishte 0.28 euro/kWh. Në Shqipëri, çmimi ishte 0.18 euro/kWh, më i ulët se mesatarja europiane, por më i larti në rajon pas Maqedonisë së Veriut (0.22 euro/kWh).
Çmime më të ulëta regjistrohen në Serbi dhe Mal të Zi (0.17 euro/kWh), Bosnjë (0.15 euro/kWh) dhe Turqi (0.14 euro/kWh). Kjo situatë lidhet kryesisht me strukturën e prodhimit vendas, ku një pjesë e madhe e energjisë prodhohet nga hidrocentralet publike.
Në BE, vendet me çmime më të larta janë Çekia dhe Polonia, me 0.39 dhe 0.34 euro/kWh, të ndjekura nga Gjermania dhe Italia. Ndër vendet më të lira janë Islanda (0.12 euro/kWh), Malta (0.13 euro/kWh) dhe Turqia (0.14 euro/kWh).
Çmimet më të larta zakonisht lidhen me vendet me ekonomi të zhvilluar, për shkak të taksave të karbonit, kostove të rrjetit dhe investimeve në burime të rinovueshme. Për shembull, Portugalia dhe Belgjika kanë çmime përkatësisht 0.28 dhe 0.31 euro/kWh, ndërsa Franca qëndron afër mesatares së BE-së me 0.24 euro/kWh.
Qeveria shqiptare ka ndjekur politika për të mos rritur çmimet e energjisë për familjet, ndërkohë që po bëhen investime të mëdha në energji të pastër. Investimet në energjinë diellore dhe HEC-et e vogla pritet të rrisin sigurinë energjetike dhe të mbajnë çmimet në nivele të qëndrueshme.
Energjia e prodhuar nga uji ka kosto mjedisore më të ulëta dhe është shumë e kërkuar në tregjet europiane. Shqipëria ka arritur një konvergjencë me BE-në në prodhimin e energjisë së pastër, duke e bërë energjinë vendase të jetë kryesisht nga dielli dhe uji.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









