Maqedonia
Maqedonia e Veriut dëbon pesë diplomatë rusë
Bëhet e ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut më 28 mars njoftoi se ka vendosur të dëbojë pesë diplomatë rusë.
Vendimi i është kumtuar ambasadorit rus në Shkup, Sergei Bazdnikin, i cili është ftuar të martën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, diplomatët rusë kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut brenda pesë ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut shpalli “persona non grata” dy diplomatë rusë, njëri në muajin maj dhe tjetri në gusht. Në të dyja rastet, Rusia ka reaguar me masa reciproke, gjegjësisht ka dëbuar diplomatë maqedonas nga Moska.
Maqedonia e Veriut ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke i dhënë mbështetje të plotë sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ndërsa u është bashkuar edhe sanksioneve të Bashkimit Evropian duke mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet nga Moska dhe anasjelltas.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










