Maqedonia
Maqedonia e Mali i Zi bashkëpunojnë për anëtarësimin në BE e NATO
Maqedonia dhe Mali i Zi do të formojnë grupe punuese me qëllim që të dy vendet t’i shfrytëzojë përvojat pozitive nga Podgorica në periudhën e bisedimeve aderuese për në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.
Sipas mediave në Maqedoni, në tryezë me Bashkimin Evropian, vendi fillimisht duhet të hapë kapitullin që ka të bëjë me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, që në pjesën më të madhe janë në kompetencë të ministrive të brendshme, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Ministrit të Brendshëm, Olveri Spasovski ‘është shumë e rëndësishme mbështetja nga ministri, për të na ndihmuar që bashkë t’i realizojmë këto hapa që kanë të bëjmë me bisedimet aderuese në kapitullin 24’.
Sipas minisrit malazez, Maqedonia do të përfitoj shumë nga anëtarësimi në NATO.
Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Mevludin Nuhoxhiq, ka rritje edhe të numrit të turistëve që vizitojnë Malin e Zi , pas anëtarësimit të plotë.
“ Vitin e kaluar kishim 2 milionë turistë ndërsa këtë vit presim numri të rritet në 3 milionë Në rrugën drejt integrimeve evropiane, Mali i Zi deri më tani ka hapur 31 kapituj në bisedimet me BE, nga gjithsej 35 kapituj. Ndërkohë dy ministrat në Ohër firmosën marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











