Lajme
Maqedoni, zbulohen trafikantët e refugjatëve
Numri i emigrantëve që ilegalisht janë transportuar në territorin e Maqedonisë gjatë javëve të fundit, arrin në 181. Këta janë refugjatë, të ashtuquajtur ekonomikë
Kalimi i refugjatëve afro-aziatikë nëpër Maqedoni u ka hapur rrugë grupeve të trafikimit që të përfitojnë nga këta tragjedi. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në këtë shtet, ka zbuluar gjithsej 25 raste të trafikimit të migrantëve vetëm nga nëntori i vitit të kaluar deri në janar.
Sipas një artikulli botuar nga Anadolu Agency, Natalija Spirova-Kordiç, kryeshefe e Sektorit për marrëdhënie me opinionin në MPB, thotë se numri i migrantëve që ilegalisht janë transportuar në territorin e Maqedonisë arrin në 181.
Kjo shifër është vetëm nga 19 nëntori i vitit 2015, kur Maqedonia filloi të zbatojë qasjes selektive të lejimit në territorin e Maqedonisë vetëm të refugjatëve që vijnë nga rajonet e përfshira nga lufta siç janë Siria, Afganistani dhe Iraku.
Në vijim Kordiç informon se që nga zbatimi i qasjes selektive të lëshimit të kalimit në kufirin jugor të Maqedonisë, janë kthyer gjithsej 12 mijë e 189 “migrantë të ashtuquajtur ekonomikë”, prej të cilëve 8 mijë e 146 janë kthyer në vet vendkalimin kufitar, ndërsa 4 mijë e 33 janë kthyer nga territori i Maqedonisë.
Përndryshe, para dy ditësh Armata e Republikës së Maqedonisë filloi me vendosjen e gardhit të dytë me tela me gjemba përgjatë kufirit maqedono-grek. Planifikohet që ky gardh i dyfishtë të jetë përgjatë kufirit jugor. Mbrojtja zbatohet për shkak të faktit se migrantët i shfrytëzojnë vendkalimet ilegale kufitare për të hyrë në Maqedonisë, prej ku vazhdojnë drejt BE-së.
Ndryshe, pas kalimit në Greqi, refugjatët që vijnë nga rajonet e luftës kalojnë në Maqedoni, nga aty në Serbi dhe më pas në Hungari apo Kroaci. Shumica e refugjatëve e kanë destinacion Gjermaninë e cila ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











