Maqedonia
Maqedoni: Shumë kompani kërkojnë punëtorë, interesim i ulët i qytetarëve
Nëse kaloni përreth Zonës së Lirë Teknologjike Industriale të Shkupit, vëreni tabela të mëdha: “Kërkojmë punëtorë”. Jo shumë vite më parë, për 100 vende të punës në këtë zonë aplikonin mbi 1,000 qytetarë, madje të rinjtë duhej të gjenin lidhje për intervistim. Tani, janë kompanitë, të cilët kërkojnë punëtorë duke ulur edhe kriteret e punësimit. Por, sërish do duhet edhe mbi 4 mijë punëtorë për 3 vjet.
“Bëhet fjalë për marrëveshjet e reja që janë firmosur këtë vit, diku 4,000-4,500 vende të reja të punës do të duhet të hapen në 3 deri në 5 vitet e ardhshme, sipas plan veprimit diku më shpejtë diku më ngadalë. Investitorët, me të cilët arritëm ujdi në 18 muajt e fundit nuk janë vetëm nga industria automobilistike, kemi investitor edhe ne sektorin e energjetikës, të farmaceutikës dhe materialeve ndërtimore. Deri tani kanë dominuar të pa kualifikuarit ose me profil të ulët, tani bëhet fjalë për kalibër të lartë – inxhinierë”, tha Jovan Despotovski, Drejtor i TIRZ Shkup.
Por, nga Agjencia e Punësimit thonë se kërkues aktiv të punës ka të të gjitha profileve. Nga ky institucion thonë se hendeku është i thellë në mes vendeve të lira të punës dhe atyre që janë kërkues për punë.
“Në sistemin e Agjencisë së punësimit si të pa punë deri në fund të tetorit figurojnë 160,566 shtetas, prej të cilëve 113,893 janë kërkues aktiv në Entet e punësimit, ndërsa 46,673 janë kërkues pasiv të punës. Në anën tjetër në gjithë tregun e punës nga të gjitha profilet 9,045 vende pune janë të lira në Maqedoni”, thonë nga Agjencia e Punësimit të RMV-së.
Në të gjitha Zonat e lira teknologjike industriale në vend janë 16,100 të punësuar. Vetëm këtë vit janë punësuar mbi 15% apo 2,000 shtetas nëpër fabrikat e ndryshme që operojnë në këto zona. Trendi është në rritje nga që eksporti për 10 muaj sivjet sa i gjithë viti i kaluar ka kaluar pritshmëritë e autoriteteve. Sipas të dhënave zyrtare disa prej të punësuarve mbeten me pagën minimale dhe për të arritur një pagë më të lartë ato i plotësojnë me orë shtesë dhe kujdestari./alsat
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









